Fletëvotimet e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025. Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com
KQZ miraton adresat dhe kutitë postare për votim nga jashtë Kosovës
19.5.2026 - 14:02
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të miratuar adresat e kutive postare për votimin me postë nga jashtë Kosovës.
Votimi do të fillojë më 26.05.2026 dhe do të përfundojë më 06.06.2026.
Ky institucion ka miratuar kutitë postare në 22 shtete të ndryshme e po ashtu funksionale është edhe kutia postare e përhershme e KQZ-së në Kosovë.
Kurtitë postare që u miratuan janë në shtetet: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.
