Pejë, arrestohet i infektuari me COVID-19 që u gjet duke punuar në auto-larje

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka punuar në një auto-larje përderisa ishte i infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë, S.M. nga Peja nuk kishte respektuar masën e vetizolimit.

“Policia  i ka shqiptuar gjobën prej Pesëqind (500) euro sipas ligjit Anticovid ne fuqi. Janë njoftuar  edhe inspektoret kompetent të cilët njëkohësisht kanë mbyllur lokalin (autolarjen) ku ishte hasur  personi në fjalë duke ushtruar këtë veprimtari”, thuhet në njoftim.