Pasuria milionëshe e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka deklaruar si pasuri të paluajtshme në emër të tij 3 banesa, një objekt afarist dhe një rezidencë që kanë vlerë rreth 7 milionë euro.

Pasuritë e paluajtshme të cilat Përparim Rama i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit janë si në vijim: Banesë 120 metër katrorë, e blerë në vitin 2017, me vlerë 2.5 milionë euro, banesë 87 metër katrorë e blerë në 2016, në vlerë 996 mijë euro, banesë 100 metër katrorë e blerë në vitin 2010 me vlerë 997 mijë euro, objekt afarist 600 metër katrorë i blerë në vitin 2018 në vlerë 1.1 milion euro, Rezidencë 120 metër katrorë e blerë në vitin 2011 përmes 4 am ITD (ku është 100% aksionar) në vlerë 1,1 milion euro.

Derisa, si pasuri të luajtshme, në Agjencinë kundër Korrupsionit Rama ka deklaruar koleksion pikturash të trashëguar në vlerë 4 milionë euro si dhe veturë Tesla e blerë në vitin 2017 në vlerë 65 mijë euro.

I pari i kryeqytetit është bashkëpronar dhe zotëron aksione në shoqëri të shumta tregtare si në vijim: 4am shpk (aksionar 100%) me vlerë 100 mijë euro, Microcemento (100%) të aksioneve me vlerë 10 mijë euro, 4ma LTD (100 % aksione) me vlerë 2 milionë euro, aksionet e Rama and Rahmani, bashkëpronar në Rama & Rahmani (50%), Infinity 8 Ab (12.50%) me vlerë 300 mijë euro, Studio Rama LTD (100%) me vlerë 50 mijë euro, 4MA works LTD si dhe Nonlinear Matrix LTD me nga 100% të aksioneve me vlerë 100 mijë euro.

Rama ka para të gatshme në banka në Londër dhe Kosovë, në Halifax Bank në Londër ai ka 2, 500 funta nga qiraja e banesës dhe shtëpisë si dhe 20 mijë euro në Bankën Raiffeisen në Kosovë nga pagat.

Sipas të dhënave në Agjencinë kundër Korrupsionit, Rama ka po ashtu detyrime financiare si në vijim: 520 mijë euro kredi për blerjen e një banesë në Welsburn Park Road, 490 mijë euro kredi për blerjen e banesës Unit 2b, 1.4 milionë euro kredi për blerje, 500 mijë euro kredi për blerje të 8 dhe 8a Vulcan way Croydon, London (përmes Studio Rama ltd) si dhe një kredi tjetër 470 mijë euro për blerje.

Përparim Rama ka deklaruar se ka të ardhura personale mujore 1,300 euro si pagë si dhe rreth 15 mijë euro nga qiratë në Britani të Madhe.

Deklarimin e pasurisë mund ta gjeni këtu.