Pas raportimit të KALLXO.com, mbyllen pusetat te rrethrrotullimi në dalje të Prishtinës

Pas raportimit nga KALLXO.com janë mbyllur pusetat të cilat për disa ditë kanë qëndruar të hapura në rrugën shumë të frekuentuar nga automjetet, në dalje të Prishtinës në magjistralen drejtë Ferizajt, krejtësisht afër rrethrrotullimit në lagjen Emshir.

Për këto puseta ishte kontaktuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Komuna e Prishtinës.

Asnjëra palë nuk kishte pranuar se është përgjegjëse për to.

MMPHI thoshte se rruga është nën kompetencën e Komunës pasi ishte brenda qytetit, ndërsa Dukagjin Buçaj, zyrtar i lartë për ndërtimin urban në Drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, kishte thënë se përgjegjëse është Ministria e Infrastrukturës.

Prishtinë, pusetat e hapura “pa” përgjegjës (FOTO)