Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Paralajmërimi i shefes së BE-së: Pasojat e luftës së Iranit mund të ndihen për muaj ose vite
Bashkimi Europian duhet të zvogëlojë varësinë e tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të përqendrohet në furnizimin me energji të pastër, ka deklaruar të mërkurën (29.04.2026) shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, raporton gazeta “The Guardian”.
Lidhur me Lindjen e Mesme, Von der Leyen ka thënë se BE-ja “dëshiron që armëpushimet në Iran dhe Liban të respektohen”, me nevojën urgjente për “rivendosjen e paqes dhe stabilitetit përmes mjeteve diplomatike”.
Por ajo ka paralajmëruar se “pasojat e këtij konflikti mund të jehojnë për muaj ose edhe vite e ardhshme”.
“Kjo është kriza e dytë energjetike brenda katër viteve dhe mësimi duhet të jetë shumë i qartë. Varësia jonë e tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara na bën të prekshëm”, ka alarmuar shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Europian. “Ne duhet të zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim furnizimin tonë me energji të pastër, të përballueshme dhe të prodhuar në vend. Nga burimet e rinovueshme te ato bërthamore, me respektim të plotë të neutralitetit të teknologjisë”, ka shtuar ajo.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com