Foto: ZPRK

Osmani takon kryeministrin e Libanit, Najib Mikati

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Sipas komunikatës së Presidencës, në takim Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja Osmani, sipas komunikatës, e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit  në fushat e interesit të përbashkët”- thuhet në komunikatë.

Në takim me kryeministrin Mikati, sipas komunikatës, presidentja Osmani ka folur edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë.

Presidentja Osmani po ashtu  ka takuar edhe presidentin e Kenisë, William Ruto.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka udhëtuar për në New York.

Presidentja Osmani takoi presidentin e Kenisë, William Ruto