Vjosa Osmani NATO

Osmani takoi zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Geoana po qëndron për herë të parë për vizitë në Kosovë.

Osmani në postimin e saj theksoi synimin e Kosovës për anëtarësim në në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO.

“Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea  Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO. Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj”, shkroi ajo.

Takimi mes Osmanit dhe Geoanas është mbajtur me dyer të mbyllura.