Nuk e lajmëroi të vdekur dhe i mori pensionin, ndalohet një grua në Gjakovë

Pasi që nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit dhe kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës, një grua është shoqëruar në stacionin policor.

Rasti ka ndodhur më 30 nëntor në Gjakovë.

Me vendim të prokurorit, rasti i cilësuar si mashtrim ka shkuar në procedurë të rregullt.