Ilustrim

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për mashtrim

Në raportin 24-orësh policor të datës 29.03.2024 është njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan dhe rasti ishte raportuar në Polici më 17.02.2024.

I arrestuari dyshohet se nuk i kishte përmbushur detyrimet ndaj disa personave sipas marrëveshjes.

PK ka thënë se gjatë kontrollit te i dyshuari i janë gjetur dhe konfiskuar disa prova materiale, përfshirë një numër të dokumenteve, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa pajisje elektronike, një veturë, dy pasaporta dhe një telefon celular.

PK njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.