Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Një e vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në fshatin Mazgit

Një grua ka mbetur e vdekur dhe katër persona të tjerë janë lënduar nga një aksident trafiku, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45 në autostradën Ibrahim Rugova, në hyrje dalje të Mazgit – Fushë Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor dhe është njoftuar prokurori kujdestar, i cili po ashtu ka dalë në vend ngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer” – ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Policia ka bërë thirrje për kujdes më të madh në trafik, për të shmangur aksidentet e tilla me fatalitet.