Nga këto komuna të Kosovës janë 96 rastet e konfirmuara sot me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka publikuar mostrat e marra sot nga Klinika Infektive.

Sipas njoftimit, nga 439 mostra, 96 prej tyre kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Sipas këtij njoftimit të IKShPK-së rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.

Po ashtu, është bërë e ditur se janë shëruar edhe 29 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve  në Kosovë në 1,047.

Kurse numri total i të infektuarve deri më tani në Kosovë është 2169 raste, 36 prej të cilëve kanë vdekur.