Ilustrim

​Në mungesë të kuorumit përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka përfunduar punimet e seancës së datës 04.04.2023.

Në rendin e ditës së kësaj seance ishin gjithsej 39 pika, ndërsa për shkak të mungesës së deputetëve dhe kabinetit qeveritar, më shumë se 10 pika mbetën pa u diskutuar.

Pjesë e këtyre pikave ishin edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat për shkak të kuorumit dështuan të miratohen.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës plenare, derisa tha se deputetët do t’i njoftoj në kohë nëse do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme me ndonjë seancë.

Edhe në seancën e mbajtur më 07.03.2024 Kuvendi i Kosovës nuk kishte pasur kuorum të mjaftueshëm për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pasi provoi të hedh në votim dy prej tyre, kryetari Konjufca konstatoi se nuk ka kushte për trajtimin e tyre.

Gjatë seancës së sotme, pas më shumë se tri orë diskutimesh, Kuvendi ka themeluar Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024.

Themelimi i këtij komisioni është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të pranishëm gjatë votimit ishin 82 deputetë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 61 prej tyre.

Kuvendi themelon Komisionin hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së librave