Ndihmës Sekretari Amerikan Viziton Kosovën

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, sot do të vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.

“Ai do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.