Wess Mitchell, foto nga arkivi- rel

Thaçi në telefonatë edhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Wess Mitchell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me të cilin ka biseduar  për situatën politike në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se me ndimëssekretarin janë dakorduar që SHBA-të të mbështesin Kosovën për arritjen e marrëveshjes finale.

“ Ne u pajtuam që ta vazhdojmë përkushtimin tonë në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha institucionet në SHBA janë në mbështetje të Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është unike dhe plotësisht e vetëdijshme për këtë mundësi historike” ka shkruar Thaçi në facebook.

Gjatë ditës së sotme një bisedë të ngjashme presidenti Thaçi ka zhvilluar edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton më të cilin kanë biseduar për temat e njëjta.

https://kallxo.com/thaci-zhvillon-bisede-telefonike-me-john-boltonin/