Ndalohet për 48 orë i dyshuari që goditi me veturë dy të miturit në Pejë

Një aksident mes një veture dhe dy fëmijëve ka ndodhur në Pejë më 07.04.2024.

Në lidhje me këtë rast, një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjendjen e dy të miturve, për të cilët ai tha se njëri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës.

“Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, kurse tjetri në Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të rënda trupore. Prokurori i shteti ka dalë në vend të ngjarjes, kurse brenda afatit ligjor do paraqes kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”- ka deklaruar Nikçi për KALLXO.com.

KALLXO.com pak më parë raportoi për aksidentin në Pejë, i cili sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Driton Rugova ka ndodhur në orën 14:45.

Dy fëmijë goditen nga një veturë në Pejë