Lagjja ‘Dardania’ Prishtinë, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com

Moti sot në Kosovë, Instituti parashikon erëra të përcjella me stuhi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që të krijohen erëra të përcjellura me stuhi, bëhet e ditur në njoftim.