Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mosmarrëveshje për pronë, djali sulmon fizikisht babain

Një person është arrestuar i cili dyshohet pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Rasti ka ndodhur më 17.02.2024 në Gjakovë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim  të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.