Ilustrim

Mosmarrëveshja përfundon me plagosje, arrestohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë (për momentin të panjohur), ka ardhur deri te plagosja me armë e njërit prej të dyshuarve.

I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati.

Është konsultuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të dyshuar dhe rasti është duke u hetuar.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, më 20 dhjetor rreth orës 22:00.