Ilustrim

Mitrovicë: Tre të arrestuar për sulm ndaj tre policëve

Tre zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga tre te dyshuar pasditen e djeshme ne Mitrovicë.

Sipas policisë deri te sulmi ka ardhur për shkak se të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KALLXO.com se pas sulmit policët e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.