Një aeroplan i kompanisë Austrian Airlines i fotografuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës më 9 prill 2019, pak pasi një grup i armatosur grabitësish vodhën një sasi parash. Foto: Malton Dibra/LSA/Reporter.al

Dyshohet se dëmtoi damarët e dorës me brisk, aeroplani detyrohet të ulet në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë

Një shtetas afgan i moshës 40-vjeçare dyshohet se ka dëmtuar damarët e dorës me brisk, mjet rroje, gjatë një fluturimi me aeroplan.

Aeroplani në fjalë, i linjës “Lion – Stamboll” është detyruar që të ulët në Aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza” .

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai.

Zëdhënësi ka konfirmuar se 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe sipas tij aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa sipas Mullait aeroplani është ulur i detyruar në Tiranë dhe nuk është linjë e Shqipërisë.