Ministrja Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock FOTO: Albin Kurti, facebook
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë kërkon lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka bërë një postim në Twitter rreth kidnapimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit.
Përmes këtij postimi ajo u ka kërkuar dy vendeve që të bëjnë çdo gjë për të qetësuar situatën në kufi.
“I kërkojmë Serbisë dhe Kosovës që të bëjnë gjithçka për të qetësuar situatën në kufi. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve kosovarë. Njerëzit në të dy vendet kanë nevojë për perspektiva që konflikti i ka frenuar për një kohë të gjatë.”-ka shkruar ajo.
Wir fordern #Serbien und #Kosovo auf, alles zu tun, um die Situation an der Grenze zu entschärfen. Dazu gehört die bedingungslose Freilassung der drei kosovarischen Polizisten. Die Menschen in beiden Ländern brauchen Perspektiven, die der Konflikt schon zu lange ausbremst.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) June 16, 2023
Postimi i Ministres së jashtme të Gjermanisë është shpërndarë edhe nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
🇩🇪 FM @ABaerbock: „We call on both 🇷🇸/🇽🇰 to do everything they can to calm down the situation at their border, incl. the unconditional release of the three Kosovar policemen. The people in both countries need perspectives that have been slowed down for too long by this conflict.“ https://t.co/F6MBIkhRsM
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 16, 2023
Policia e Kosovës më 14 qershor ka konfirmuar se tre zyrtarë policorë kufitar patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.
Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dyshojnë që zyrtarët e Poliicsë së Kosovës janë rrëmbyer si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e Millun Millenkoviq – Lune.
Millun Millenkoviq i njohur si Llune u arrestua të martën (13.06.2023) nga zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës në sheshin ‘Car Llazar’ në Mitrovicën e Veriut.
I arrestuari, siç ka njoftuar ministri Sveçla, është “Milun Milenkoviq- Llune, njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës e bandave kriminale”.
Edhe KFOR-i ka reaguar dje në lidhje me rastin e kindapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet policore serbe, duke thënë se janë në kontakt me autoritetet e Serbisë për të marrë informacione se çfarë ka ndodhur me rastin e tre policëve.
Në një reagim për media, KFOR-i ka thënë se nuk është përfshirë në këtë ngjarje.
Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë.
Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.
Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.
Situata e sigurisë arriti kulimin e tensionimit të hënën më 29 maj kur protestuesit u përplasen me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rreth 30 paqeruajtës u lënduan, ndërsa tre u plagosën nga arma e zjarrit, konfirmoi zyra për medie e këtij misioni.
SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Pas tensioneve në veri, SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23.