
Millun Millenkoviq, Llune, i dyshuar për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë - FOTO: Laurant Berisha - KALLXO
Gjykata vendos për 'Llune'-n, të dyshuarin për sulmet ndaj KFOR-it
Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh Millun Millenkoviq, serbit të dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.
I dyshuari i njohur si “Llune” u arrestua dje nga zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës ne sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut.
Pas arrestimit të Millenkoviq, Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesë për masën e paraburgimit e cila është shqyrtuar sot në Gjykatën e Prishtinës para gjyqtarit Mentor Bajraktari.
Arrestimi i tij krijoi një situatë të tensionuar, ku një grup i qytetarëve serb u mblodhën pranë vendit ku ai po arrestohej, një lokal floktarësh, me qëllim të kundeshtoheshin veprimeve policore të NJSI-së që po ndërrmereshin.
Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Millenkoviq ka qenë një prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.
Prokurori ka thënë per Kallxo.com se i arrestuari është i përfshirë në sulmin ndaj zyrtarëve të KKZ-së bashkë me Dejan Pantiq i cili u arrestua nga Policët në dhjetor.
Pas arrestimit të Millenkoviq, Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesë për masën e paraburgimit e cila është shqyrtuar sot në Gjykatën e Prishtinës para gjyqtarit Mentor Bajraktari.
Prokuroria i paraqet provat Gjykatës për të arrestuarin Millun Millenkoviq