Ilir Murtezaj - Foto: REL

Ministrja e Financave arsyeton shkarkimin e drejtorit të ATK-së

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se shkarkimi i drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezajt, ka ardhur pas performancës së dobët të tij.

Në një intervistë për KALLXO.com, ministrja Bajrami ka thënë se jashtëligjshëm Murtezaj ka bërë ristrukturimin e ATK-së.

“Nuk ka pasur përformencë të mirë, ne kemi pasur probleme të vazhdueshme më ATK-në për shkak të një strukture jolegale të cilën e ka pasur drejtori. Ai pa përfillur fare kërkesat e Ligjit për Administratës Publike e ka bërë një strukturë të re në ATK”, tha ajo.

Sipas saj, Ministria ka pranuar shumë email-e për shkelje të të drejtave të punëtorëve nga drejtori.

 

Tutje në këtë intervistë ministrja Bajrami ka thënë që shumë shpejt do të zgjidhet drejtori i ri i ATK-së.

“Shumë shpejt do të zgjedhim drejtorin e ri me britanikët, konkursi është publik, prej Qeverisë Mustafa e dini që asnjëherë nuk është shkelë marrëveshja me britanikët.”, tha ajo.

Më 16 tetor të këtij viti, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka shkarkuar drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj.

Në reagimin e tij, Murtezaj kishte akuzuar kryeministrin Hoti për nepotizëm.

 

Drejtori i shkarkuar i ATK-së akuzon kryeministrin Hoti për nepotizëm