Ministria e Punëve të Jashtme: Një shtetas i Kosovës është gjetur i vdekur në territorin e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se një shtetas i Kosovës është gjetur i vdekur në territorin e Serbisë.

MPJD në njoftim ka thënë se rrethanat e vdekjes së viktimës nuk janë sqaruar ende porse nuk ka indikacione se vdekja është shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

“Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe”- thuhet në njoftim.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”- ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.