Foto nga arkivi, një aksion për të pagjeturit.

Mbi 1600 persona të zhdukur, MPJD: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës

Sot, më 27 prill, shënohet Dita e personave të pagjetur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

“Në ditën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb” – thuhet në reagim.

“Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite” – thuhet në postimin e MPJD-së.

Sot gjatë ditës, ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani duke kërkuar që Serbia të zbatoj marrëveshjet në Bruksel për hapjen e arkivave.

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat