Ministria e Kulturës nuk heq dorë nga restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë se nuk heq dorë nga planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Ministri Hajrulla Çeku tha gjatë një konference për media se i ka ftuar partnerët ndërkombëtarë që t’i rikthehen bashkëpunimit për restaurimin e monumentit.
Ai ka thënë se pezullimi nuk do të thotë se do të hiqet dorë nga restaurimi i këtij monumenti.
Populli shqiptar ka dhënë dëshmi të panumërta historike të angazhimit anti-fashist dhe mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së Holokaustit.
Sipas tij, debati për shtëpinë Devës vjen nga Serbia dhe se po përhap gënjeshtra për qëllime të këqija për të dëmtuar Kosovën.
“Debati i ditëve të fundit ka origjinë në Serbi dhe kjo është shumë e qartë. Paradoksalisht një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politikë shtërore tenton ta fabrikojë një narracion duke e portertizuar Kosovën si mohuese të Holkausitit ose duke e paraqitur restaurimin si përpjekjse për rishkrim të historisë. Këto janë gënjeshtra nga Serbia”, tha ai.
Ai tha se shtëpia e Devës është në pronësi publike dhe ka shërbyer për veprimtari të ndryshme dhe ka rëndësi në kujtesën historike për qytetarët e Mitrovicës.
“Po restaurohet monumenti por nuk po rehabilitohet e figura e Xhafer Devës”, tha ai.
Çeku ka thënë se ka takuar ambasadorin gjerman dhe, sipas tij ambaaadori e ka kuptuar se ky projekt nuk ka nisur me qëllime të këqija.
“Partnerëve nderkombëtar u kemi thënë se dikursi i këtyre ditëve për monumenti është i rëzikshëm për restaurimin e monumenteve të kulturës”, tha ai.
Të hënën, ambasadori gjerman në Prishtinë, Joern Rohde, përmes një reagimi në Tëitter shprehu shqetësimin e tij lidhur me planet e MKRS për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës. Sipas ambasadorit Deva ishte bashkëpunëtor i nazistëve gjerman gjatë Luftës së II Botërore.
Reagimi i tij hapi një debat të lidhur me figurën e Devës.
Ndërkaq, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Bashkimi Evropian, përmes një komunikate njoftuan dje se kanë pezulluar projektin për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Çeku i reagon ambasadorit gjerman për shtëpinë e Xhafer Devës: Nuk po bëjmë rehabilitim të figurave
Ambasadori gjerman i shqetësuar me planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës