Ndërtesa e Telekomit të Kosovës Foto: KALLXO.com

Ministri i Ekonomisë reagon për bllokimin e llogarive të Telkomit: Besojmë në zgjidhje

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka reagur pas bllokimit të llogarive në Telekomin e Kosovës.

Në një komunikatë, Kuçi ka folur për zanafillën e problemit të borxhit të Telekomit ndaj Z Mobile që çoi në përmbarim dhe rrjedhimisht, bllokimin e llogarive sot.

“Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik “Dardafon.net” ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit. “, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Megjithatë, Ministri Kuçi ka thënë se kanë caktuar takime për të gjetur zgjidhje për këtë problem.

“Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje.”, thuhet në reagim.

Sot xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar si pasojë e përmbarimit të borxhit rreth 25 milionësh nga kompania Dardafone (Z Mobile) që kishte fituar gjykimin në Arbitrazh

Gjykata vendos në favor të Z-Mobile, lejon përmbarimin milionësh ndaj Telekomit