Trepça, Foto: Valon Fana/KALLXO.com
Minatorët e ‘Trepçës’ bojkotuan për disa orë sot punën, shkak rrogat
Disa minatorë në “Stan Tërg” sot kanë ndërprerë punën pasi për një pjesë të tyre nuk u ekzekutuan pagat.
Por, pas disa orëve, menaxhmenti arriti marrëveshje me minatorët për rroga.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi.
Sipas tij, puna në minierë ka filluar tashmë.
“Tani është arrit një marrëveshje, ku është realizu një pjesë e pagës prej rreth 300 € dhe është premtuar që deri ditën e mërkurë do të plotësohet pjesa e mbetur” – ka thënë Januzi.
Fillimin e punës të minatorëve e konfirmoi për KALLXO.com edhe ushtruesi I drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bujar Jashari.
Për disa javë rresht, minatorët në Stan Tërg kanë protestuar duke kundërshtuar vonesat në ekzekutimin e pagave nga ana e menaxhmentit të “Trepçës”.
Pas më shumë se dy javë pritje, minatorët e “Trepçës” e marrin pagën e korrikut