Mbreti Charles III, Foto: The Royal Family/ Facebook

Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar është diagnostikuar me një lloj kanceri, ka njoftuar Pallati Mbretëror të hënën.

BBC raporton se nuk bëhet fjalë për kancer në prostatë për çka është trajtuar së fundmi.

Lloji i kancerit nuk është zbuluar ende, por sipas një deklarate të Pallatit Mbretëror, mbreti ka filluar “trajtimet e rregullta” të hënën.

Pallati thotë se Mbreti “mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore t’i qëndrojnë pranë gjatë trajtimit.