Takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së Foto: LDK

Mblidhet kryesia e LDK-së

Kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri te mbajtja e seancës për votimin e Qeverisë, dy partitë LVV e LDK ende janë pa marrëveshje.

Gjatë ditës së sotme ose nesërme, pritet të ketë zhvillime mes raporteve të këtyre dy partive.

KALLXO.com merr vesh se kryesia e ngushtë e LDK-së e përbërë nga kryetari Mustafa dhe nënkryetarët e partisë do të mblidhet rreth orës 13:00 në zyrat e partisë për të diskutuar për zhvillimet dhe veprimet e reja.

Dje, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha para gazetarëve se janë duke u përpjekur për arritjen e marrëveshjes dhe se mund të ketë takime mes partive gjatë ditës së sotme.

Haziri: Nuk e votojmë qeverinë e pakicës, po bëjmë përpjekje për arritjen e marrëveshjes