Mbi 200 të infektuar sot nga grup moshat 0-19 vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar mbi 1000 raste me COVID-19, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga grup moshat 0 deri në 9 vjeç, gjatë 24 orëve janë infektuar 47 fëmijë.

Kurse, nga grup moshat 10-19, janë infektuar 165 persona.

Nga këto grup mosha nuk është shënuar asnjë viktimë, kurse janë shëruar 92 persona.

15 janë shëruar nga grup moshat 0-9 dhe 77 nga  10-19 vjeç.

36 vdekje, mblidhet Këshilli i Sigurisë