36 vdekje, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka filluar takimin e paralajmëruar për sot.  Takimi i këtij këshilli është thirrur nga kryeministri i vendit Albin Kurti, pas situatës së rënduar nga pandemia me COVID-19.

Pas përfundimit të këtij takimi, do të ketë një konferencë për media në Qeveri. KALLXO.com do ta tranmetoj LIVE këtë konferencë dhe do ju mbajë të informuar për vendimet që pritet të merren në këtë takim.

Kujtojmë që sot është shënuar rekord i zi me vdekjet nga COVID-19. 36 persona të prekur nga COVID kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Ndërsa 1 mijë e 630 të tjerë janë infektuar me virusin korona.

Ndërkaq, 816 qytetarë janë shëruar nga COVID-19.

Gjithsej gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 11 mijë e 17 qytetarë.

Situatë alarmante, 36 të vdekur nga COVID për 24 orë në Kosovë

.