Lajmi që gëzoi Vushtrrinë: 10 raste të dyshimta dalin negative

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se 10 mostra që janë marrë për testim gjatë ditës së sotme, nga Vushtrria, kanë rezultuar negativ.

“Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 423, 71 të infektuar janë shëruar, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 11. Vdekja e fundit nga coronavirusi në Kosovë është pikërisht një 71 vjeçare nga Komuna e Vushtrrisë.

Vdes edhe një paciente me COVID-19