Vdes edhe një paciente me COVID-19

Ka vdekur edhe personi i 11-të me sëmundjen COVID-19 në Kosovë. Pacientja është një grua në moshën 71 vjeçare nga komuna Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë. Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tuhet në njoftim.

“Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë”, thuhet në fund të njfotimit.