Lajçak në Serbi, takon Vuçiqin dhe Petkoviqin
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar së në kryeqytetin serb Beograd, është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.
Lajçak në Twitter ka thënë se takimi i paralajmëruar të hënën në nivel kryenegociatorësh është mundësi e mirë për t’i adresuar çështjet e dialogut.
“Në Beograd u takova me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin Petar Petkoviq për të diskutuar rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat konkretë të ardhshëm” – ka shkruar ai.
In Belgrade, I met with @predsednikrs @avucic and Director @PetkovicPetar to discuss the way forward on the implementation of the Agreement. The meeting of Chief negotiators next Monday is a good opportunity to agree on concrete next steps. pic.twitter.com/huoqdnlHpR
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 12, 2023
Lajçak dje ka qëndruar në Kosovë, ku ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën, përfaqësuesit e shoqërisë civile në veri si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Pas këtyre takimeve në veri, Lajçak u shpreh i shqetësuar me ato që ka dëgjuar.
“Ne duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të përqendrohemi plotësisht te normalizimi”- ka shkruar ai.
Lajçak nga Mitrovica: Dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet të madh