Kuvendi të hënën me seancë të jashtëzakonshme për buxhetin

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet zyrtarisht në një seancë të jashtëzakonshme të hënën e javës së ardhshme, më 28 dhjetor.

Seanca është thirrur për në orën 11:00.

Në këtë seancë, janë dy pika të rendit të ditës: Votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, dhe votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar të premten se kanë bërë kërkesë në Kuvendin e Kosovës për seancë të jashtëzakonshme për t’u votuar buxheti 2021 dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së. Kushtetuesja ka urdhëruar edhe shkuarjen në zgjedhje brenda 40 ditësh.

Para shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria po kërkon të votohet buxheti për vitin 2021 dhe marrëveshjet ndërkombëtare.