Albin Kurti - Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com
Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i punës së sukseshme të AKI-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), është si rezultat i punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), bashkë më Policinë dhe Prokurorinë.
Përmes rrjeteve sociale, Kurti shprehet se këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë.
“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë”- shruan Kurti, sot më 07.06.2025.
Tutje, në shkrimin e tij Kurti thotë se AKI, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm dhe aftësi të avancuara analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues.
Ai ka ftuar qyetarët që të jenë të angazhuar në përpjekje për ta mbrojtuar atë nga, siç thotë ai, kërcënimi duke shtuar se trajtimi i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit për siguri kombëtare.
KALLXO com, të premten, më 05.06.2025 raportoi se Aleksandër Vllajiq është gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për veprën penale të spiunazhit
Për këtë Vllajiq u dënua me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 vjet, ndërsa për “armëmbajtje pa leje” u dënua me gjobë prej 1,000 euro.
Të njëjtit si dënim unik i është shqiptuar 5 vjet dënim me burgim dhe 1,000 euro dënim me gjobë.
Aleksandër Vllajiq, i cili nga Prokuroria po akuzohet për veprën penale të spiunazhit, ka arritur marrëveshje për ta pranuar fajësinë. Vllajiq akuzohet edhe për “armëmbajtje” – gjë të cilën e kanë përfshirë në Marrëveshje të pranimit të fajësisë.
Marrëveshja për pranimin e fajësisë e arritur mes Prokurorisë Speciale (PSRK) dhe të akuzuarit Vllajiq, që është elaboruar në seancën e Shqyrtimit fillestar, ka rekomandur shqiptimin e dënimit me burgim efektiv prej 4 vjet e 6 muaj deri në 5 vjet për “spiunazh” – duke përfshirë kohën e mbajtur në paraburgim dhe për veprën penle të armëmbajtjes është propozuar dënim me burgim deri në 6 muaj, duke i dhënë si mundësi të zëvendësohet në dënim me gjobë deri në 1,000 euro.
Prokurori Bekim Kodraliu kërkoi që kjo Marrëveshje të pranohet dhe të akuzuarin ta dënojë në bazë të Marrëveshjes.
Kujtojmë se Aleksandër Vllajiq është i akuzuar edhe për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, më 2022.
Të akuzuar të tjerë në këtë rast janë edhe Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune” dhe ish-policët, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq.
Lajmi i plotë në LINK.