Kriza me energjinë riktheu mjegullën e tymit nga 'Termokos' - VIDEO

Ngrohtorja ‘Termokos’ sot ka rikthyer mjegullën e tymit në qytetin e Prishtinës. Në një video të siguruar nga KALLXO.com shihet tymi i zi që del nga oxhaku i Termokos-it.

Ngrohtorja “Termokos” në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u kanë ndërprerë furnizimin me ngrohje për konsumatorët.

Kujtojmë që sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës dhe kjo ka bërë që djegia e mazutit të ndërpritet nga Termokos.

 

 

Mbrëmë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë që të shmanget edhe rritja eventuale e çmimit të energjisë elektrike.

Kurti në konferencë për media u shpreh se aktualisht dy blloqe të termocentralit “Kosova B” janë  jashtë funksionit.