Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

Bordi i KEK-ut emëron ushtrues detyre kryeshefin dhe zv.kryeshefin e ndërmarrjes

Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka emëruar ushtrues detyre të kryeshefit, Bekir Gërgurin dhe zëvëndëskryeshef, Ramadan Budakovën.

Gërguri dhe Budakova kanë pranuar detyrën të entjen më 22.02.2024.

“Në mbledhjen e mbajtur dje më datë: 21.02.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar z. Bekir Gërguri” – thuhet në njoftim.

“Gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij të cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)” – thuhet në deklaratën e Bordit të KEK-ut.

25.04.2023, Bordi i KEK-ut kishte suspenduar kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes, Nagip Krasniqi pasi ai ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës më 19.04.2023 nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

Krasniqi kishte qëndruar në paraburgim për disa muaj, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë më 15.09.2023 e liroi atë nga paraburgimi.