Ilustrim

Krimet ekonomike arrestojnë tre të dyshuar në Prishtinë, Prizren dhe Pejë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone të ndryshme, në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Zyrtarët policor të kësaj drejtorie kanë shoqëruar në stacione policore tre persona të dyshuar.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

“Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” – ka thënë ai.

Tutje Kelani ka thënë se pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë.