COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Kosovë, konfirmohen 11 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 770 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse gjatë ditës së sotme nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, gjithsej numri i rasteve aktive është 406, kurse sa i përket të shëruarve, sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,584.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës. Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. ” është thënë në njoftimin e Ministrisë lidhur me procesin e vaksinimit.