Kosovë, iniciohen raste për qarkullim të mbi 3,800 eurove të falsifikuara në një ditë

Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë raportuar 14 raste të tilla, me vlerë mbi 3 mijë e 800 euro, tregojnë të dhënat e Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1,100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Po ashtu në Prishtinë në rrugën C, me datën 15.03.2022 rreth orës 19:30, një zyrtare e bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 100 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në rrugën “Robert Doli” në kryeqytet gjithashtu, është raportuar se një zyrtare e bankës ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 599.5 euro, në bankënota të ndryshme, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Të gjitha monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Prishtinë gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:30, një person ka informuar se nga bankomati i bankës, ka tërhequr një monedhë prej 100 euro, të falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë rreth orës 10:40 minuta në rrugën “Nënë Tereza” një zyrtar i bankës, ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 729 euro, në bankënota të ndryshme, të cilat janë të falsifikuara. Të gjitha monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Drenas gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:20 minuta një zyrtare e bankës ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 100 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe në Podujevë janë raportuar dy raste. Në rrugën “Zahir Pajaziti”, një zyrtar i bankës ka informuar se nga një klient janë deponuar 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Po ashtu në rrugën “Hys Popova” rreth orës 19:45 është raportuar se një person deri sa ishte duke punuar në market ka pranuar një monedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Komunën e Gjilanit janë raportuar dy raste. Të dy rastet kanë ndodhur në rrugën “Nëna Tereza”. Rasti i parë ka ndodhur me datën 21 shkurt kur një zyrtar i bankës ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 200 euro të e dyshuar si e falsifikuar.  Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Po ashtu rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Nëna Tereza” ku një zyrtar i bankës ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 50 euro, e dyshuar si e falsifikuar.  Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu është raportuar edhe një rast nga qytetit i Ferizaj. Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” ku  zyrtari i bakës, ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 50 euro të dyshuar të falsifikuar.  Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Gjithashtu, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” rreth orës 13:30 janë raportuar edhe dy raste të deponimit të monedhave në shumë prej 100 dhe 50 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Në Llapushnik rreth orës 20:24 minuta një punëtore e marketit ka raportuar se në vendin e punës ka pranuar një monedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminimm ndërsa rasti është duke u hetuar.