Në një bankë në Prizren dyshohet se u deponuan mbi 3 mijë euro të falsifikuara

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Prizren.

Sipas Policisë, një përfaqësues i bankës ka raportuar se nga kompani të ndryshme janë deponuar 3045 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Besim Shalla” më 24.02.2024.

Policia ka njoftuar se parat janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm.