Elvis Rexhbecaj duke festuar golin kundër Suedisë në Fadil Vokrri | Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Kosova ngjitet për 4 vende në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur një sukses historik në renditjen e fundit nga FIFA.

Kosova për herë të parë është ngritur në vendin e 91-të në botë në ranglistën e FIFA-s.

Ky është një përmirësim krahasuar me listën e mëparshme dhe tregon stabilitetin dhe progresin gradual të ekipit.

Në renditjen e FIFA-s në përditësimin e fundit, Kosova ishte në vendin e 95-të tani është 91-të, pra është ngritur për 4 vende.

Kosova fitoi ndeshjet miqësore ndaj Armenisë dhe Komoros në qershor, që ndihmuan në rritjen e numrit të pikëve të renditjes.

Në dy ndeshjet e fundit, Kosova njërin e humbi nga Zvicra si mysafire me rezultat 4:0, ndërsa fitoi në Prishtinë ndaj Suedisë, 2:0.

Gjithashtu, në mars, në playoff-n e Ligës së Kombeve, Kosova arriti fitore në dy ndeshjet kundër Islandës.

Po ashtu edhe Shqipëria është ngritur për dy vende dhe aktualisht ndodhet në vendin e 66-të në renditjen e FIFA-s.

Top 10 kombëtaret më të forta në botë:

  1. Spanja
  2. Franca
  3. Argjentina
  4. Anglia
  5. Portugalia
  6. Brazili
  7. Holanda
  8. Belgjika
  9. Kroacia
  10. Italia

Këtu mund ta gjeni listën e plotë të renditjes së FIFA-s.