KEK-u hap konkurs, kërkon t`i punësojë mbi 20 punëtorë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka hapur konkurs për 22 pozita pune në këtë Korporatë.

Sipas njoftimit, 7 pozita të lira janë për teknik të makinerisë, 5 pozita për teknik të elektroenergjetikës ( elektricist në TCA ), 5 pozita për manipulues i kabinës, 4 pozita për manipulues i mekanizmit operativ dhe një pozitë e lirë për administrator i zyrës.

Konkursi është i hapur deri më 23 mars 2020 ora 16:00.

Njoftimin e plotë të KEK-ut mund ta gjeni këtu