Posta e Kosovës, Foto: Valon Fana, KALLXO.com

Posta e Kosovës shpall konkurs për tri vende pune

Posta e Kosovës (PK), ka shpallur konkurs publik për tri vende të punës.

Sipas njoftimit pozitat për të cilat po kërkohet nga një punëtor janë: Drejtor/eshë i/e Drejtorisë së Shërbimeve Postare, drejtor/eshë i/e Drejtorisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Këshilltar i Dixhitalizimeve dhe Teknologjisë Informative.

Posta bën të ditur se kontrata e punës është me mandat tre vjeçar, në të cilën periudhë përfshihet edhe periudha provuese gjashtë muaj.

Në njoftim bëhet e ditur se aplikacionet mund të merren online www.postaekosoves.com dhe së bashku me dëshmitë përkatëse të dërgohen nëpërmjet postës në adresën e PK-së.

Çdo përgënjështrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërcekur do të rezultojë me skualifikim të menjëhershëm”- bën të ditur Posta.

Konkursi është i hapur nga data 20.10.2023 dhe përfundon me datë 20.11.2023.

Kandidatët që i plotësojnë kushtet fillimisht do t’i nënshtrohen testit me shkrim dhe vetëm ata kandidatë, të cilët e kalojnë testin, do të hyjnë në rrethin e ngushtë dhe do t’i nënshtrohen intervistës.

Linkun për udhëzimin se si të aplikoni e gjeni  KËTU.