Kallxo.com është në kërkim të një Koordinator/e të Projekteve

KALLXO.com shpall konkurs për pozitën:

Koordinator/e për Projekte

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Koordinon dhe implementon aktivitetet specifike në kuadër të projekteve, duke

përfshirë dhe organizimin e ngjarjeve publike;

  • Propozon dhe harton projekt propozime në bazë të kritereve të paracaktuara nga donatorët, prioritet strategjike të organizatës dhe nevojave aktuale të ekipit;
  • Përgatit raportet narrative sipas kërkesave të donatorëve brenda afateve të

paracaktuara;

  • Zhvillon komunikim të vazhdueshëm me ekipin e KALLXO, donatorët, partnerët nga shoqëria civile dhe mediat si dhe institucionet e ndryshme publike, private e të pavarura në fushat me interes për organizatën
  • Hulumton tema dhe çështje që lidhen me misionin, vizionin dhe objektivat e

organizatës.

Kriteret për aplikim

  • Përvojë të mëhershme në koordinim, organizim, planifikim dhe zbatim të

aktiviteteve dhe projekteve;

  • Përvojë të mëhershme në shkrim të projekteve dhe raportim narrativ për aktivitete

dhe projekte të zbatuara;

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhë shqipe dhe

Angleze, ndërsa njohja e gjuhës serbe përbënë një avantazh;

  • Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
  • Njohuri dhe përvoje rreth punës në sektorin e organizatave jo-qeveritare dhe/apo

skenës mediale;

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në

gjuhën amtare dhe angleze, përmes postës elektronike në adresën

[email protected], me subjektin [Aplikim për pozitën Koordinator/e për Projekte] më

së largu deri më 20 mars 2024.

KALLXO.com inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.

Informata shtesë për KALLXO.com mund të gjeni në www.kallxo.com.