Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

KEK hap konkurs për 130 pozita të lira

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka hapur konkurs për 130 teknikë të makinerisë.

Sipas njoftimit, konkursi është i hapur nga data 1 nëntor deri më 16 nëntor 2023.

Në konkursin e publikuar thuhet se bartësi i pozitës do të përgjigjet për punët në repartet makinerike në njërin nga Divizioni i Prodhimit të Qymyrit; Termocentrali Kosova A ose Termocentrali Kosova B.

Kandidatët duhet të kenë shkollimin e mesëm teknik ose shkollën e mesme të makinerisë, profili teknik i makinerisë; teknik i prodhimit; teknik i energjetikës; mjeshtër mekanik; ose operator i makinave CNC.

Informatat e plotë të konkursit mund t’i gjeni KËTU.