Ilustrim - Vjedhje e veturës

Katër vetura u raportuan të vjedhura dje

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se katër raste të vjedhjes së veturës janë lajmëruar gjatë ditës së djeshme, e shtunë.

Dy raste janë raportuar në rrugën “Washington” në Obiliq.

Njëri rast rreth orës 06:50, kurse tjetri rreth orës 10:20.

Në të dy rastet raste po zhvillohen hetime.

Po ashtu, në fshatin Lluzhan të Podujevës dje një person raportoi tek organet e rendit se më 14 qershor, se vetura e tij me targa vendore ishte vjedhur nga person/a të panjohur. Rasti po hetohet.

Vjedhja tjetër është raportuar në rrugën Sadik Shala, Lipjan rreth orës 07:35.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në raportin policor.