Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet një person në Pejë

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për kanosje të zyrtarëve policorë në Pejë.

Sipas Policisë, i arrestuari nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë pasi ishte ndaluar gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij.

“Fillimisht nuk ka përfillur urdhrat e dhënë nga zyrtarët policorë për ndalim e më pas verbalisht ka kanosur zyrtarët policorë”- thuhet në njoftim.

Policia thotë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.